Jeta!

Nën tingujt e melodisë së preferuar,

nën ndriçimin e Hënës së plotë,
rri e mendoj se cili është kuptimi i jetës?!

Por, çfarë na përmbush dhe na plotëson në jetë?!
Çfarë na bën të ndihemi gjallë dhe mirë me veten e me të tjerët?!
Çfarë na motivon dhe na bën të vazhdojmë përpara?!

Mos vallë është përqafimi i të dashurve tanë;
Një fjalë e mirë dhe e ngrohtë;
Një mbështetje në kohë të vështirë;
Një inkurajim në momentet e dyshimta;
Një kapje dore dhe mos lëshimi i saj;
Një vallëzim nën reshjet e shiut;

Ecja përpara pavarësisht pengesave;
Ngritja në këmbë pas dështimeve;
Këmbëngulja për të shkuar përpara;
Përkujdesja për të afërmit tanë;

Dhënia e dashurisë në kohën e duhur;
Qëndrimi deri në orët e vona me miqtë tanë;

Dhënia e një lëmoshe thjesht për humanizëm;

Bërja e gjërave sepse duam dhe jo pse jemi të detyruar;
Të qenurit vetvetja dhe askush tjetër;
Kujdesi ndaj fëmijëve dhe pleqve;

Mos vallë është thjesht të jetuarit të jetës sipas mënyrës sonë;
Pranimi i jetës me dështimet dhe fitoret;
Dhënia e dashurisë familjarëve dhe shoqërisë;
Qëndrimi me ta në momente gëzimi dhe hidhërimi;
Dashuria për jetën dhe për njerëzit;

Ne jemi thjesht kalimtarë në këtë botë të egër;
Dhe pasuria jonë më e madhe është vetë JETA;
Por, ajo që nuk duhet harruar, është falja e dashurisë dhe të shikuarit e jetës me optimizëm!!!

 

Aurora Balukja

 

Annunci

Gëzuar 8 Marsin Nënë/Grua!

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë njerëzimin, dua përulësisht nga zemra të uroj gjithë femrat që jetojnë anë mbanë botës, Gëzuar 8 Marsin!

Gëzuar këtë ditë Nënë/Grua, por nuk mjaftojnë as 365 ditë të vitit për t’ju falenderuar pareshtur për punën e mrekullueshme që bëni në këtë botë!

Gëzuar Nënë sepse vetëm ideja e pranisë tënde në jetën tonë, na bën të ndihemi mirë, të sigurt, të lumtur dhe të dashur!

Gëzuar Nënë sepse ju në çdo formë dhe mënyrë, na tregoni se sa të rëndësishëm jemi ne për ju, dhe na bëni të ndihemi kaq të veçantë, në këtë botë kaq të madhe!

Sa bukur është kur sheh se në këtë botë kaq mizore, ekziston një qenie kaq e dëlirë, e dhembsur dhe ajo ekziston vetëm për ty!

Dhe Ajo ndodhet aty për ty, për të mbështetur gjithmonë, në çdo rast dhe situatë!

Ndodhet aty në ditët e tua më të mira, krenare me sy të përlotur!

Ndodhet aty në ditët e tua më të këqija, zemërplagosur me sy përlotur!

Ndodhet aty për ty, për të këshilluar, përkrahur, mbështetur dhe përgëzuar!

Mundohem çdo ditë, me tërë fuqitë dhe forcat e mia, që në ato dy sy kaq të bukur, që unë shoh gjithë mirësitë e universit, të shoh vetëm krenari!

Një njeri fatkeq, unë do të quaja atë që s’ka mundur kurrë të thotë fjalën Nënë sepse vetëm duke ju njohur Ju, ne e kuptojmë se sa e bukur është kjo botë!

Nuk mjaftojnë fjalët, poezitë, këngët që të lëvdojnë ty Nënë/Grua!

Jeni kaq të mira dhe të pazëvëndësueshme!

Për mua, ju jeni mishërim i vetë dashurisë!

Ju njëkohësisht keni të brendësuar brenda vetes shumë tipare, që ju bëjnë aq të dashura për të gjithë qeniet tokësore! Ju njëkohësisht jeni një nënë e devotshme, një bashkëshorte e mirë, një profesioniste në punë, një vajzë shembullore dhe një shoqe besnike! Pra, jeni thjesht Unike!!!

Çdo femër i ka të brendësuara këto tipare sepse jeta na ka dhënë mësuese kaq të mira dhe të zonja në çdo aspekt të jetës, të cilat jeni ju nënë e dashur!

Unë njoh shumë femra me tërë këto tipare, të ndërthurura së bashku aq bukur, ajo është Nëna ime, tezja ime, dy gjyshet e mia të cilat fatëkeqësisht nuk ndodhen më pranë meje, ato janë tre bashkëshortet e dajave të mia, është motra ime, janë kushurirat e mia, jane mikeshat e mia!

Ajo është Femra shqiptare, ajo je ti e dashur grua, je ti e dashur shoqe, je ti e dashur kolege, je ti e dashur e panjohur!

Ju dua dhe ju respektoj pafundësisht të gjithave!

Jeta është shumë më e bukur pranë Jush!!!

GËZUAR!!!

Dita e Verës!

dita-e-veres

Çfarë personalizon Dita e Verës?

“Një homazh, për gjithësinë!… Ja pra ç’është Dita e Verës!

Hiroshja e bukur e Pranverës sonë të gjelbërimit!

E festofshim atë nga mot, me miq e me shokë, plot shëndet e dashuri!

Qoftë ajo e bukur dhe ardhtë çdo vit me gjelbërim e begati,

në çdo sofër elbasanase…  në çdo sofër shqiptare!”


Gjeniu i letrave shqipe, Faik Konica, në veprën e tij për Ditën e Verës shkruante se, kjo festë është në të cilën të parët tanë kur ende s’kishte lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët e grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjeve.

Dita e Verës është festë gjithëshqiptare  sepse ajo festohet nga të gjithë, pa dallim feje dhe ideje dhe prandaj quhet festë mbarëpopullore. Ajo festohet sidomos në qytetin e bukur të Elbasanit, ku riti i saj karakteristik është trashëguar brez pas brezi. Sepse Dita e Verës, është një traditë për familjet elbasanase!

14 Marsi, Dita e Verës, është festa e pranverës elbasanase, e bollëkut dhe e haresë!

Dita e Verës simbolizon të mirën (lënia në harresë të gjitha të këqijave) dhe fillimin e një dite të re, të mbarë dhe vit prodhimtar me bereqet (siç thonë elbasanasit). Sipas popullit të thjeshtë, Dita e Verës, ishte festa e tyre e vitit, të mbarësisë familjare. Në këtë ditë, sigurisht nuk mund të mungojë gjeli i detit dhe bollokumet. Kulti i kësaj dite të shenjtë, “tempullin” e tij e ka në zonën e Çermenikës, që ndodhet në rrethinat e Elbasanit. Vende të bukura dhe çlodhëse ku festohet kjo ditë është Ulliri i Qejfit, Bysheku, Shengjini, Rrapi i Mansit, Çesmja e Lepurit etj.

Këtë festë e kanë quajtur gjithashtu edhe Festa e luleve, Pikniku i madh në Rrapin e Mansit, Festa e Rinisë.

Rituali i Ditës së Verës, ndahet në:

Natën e Ditës së Verës, më 13 Mars;

Mëngjesi i Ditës së Verës, më 14 Mars;

Pikniku i Verës, më 14 Mars, që festohet nga ora 10-15 të mëngjesit.

Është traditë që fëmijëve, ditë më parë i vendoset në kyçin e dorës, verorja, me dy-tri ngjyra, që simbolizon ardhjen e pranverës. Amvisat, kanë menduar për gjithçka, i kanë blerë të gjitha për këtë natë, fruta, gjelin, e shumë gjëra të tjera të mira. Ky bollëk tregon mirësi dhe mbarësi për familjen, që është kthyer në një traditë. Gjithashtu shtëpia mbushet me miq e të afërm nga gjithë Shqipëria. Bollokumet, simboli i kësaj dite, përgatiten disa ditë përpara, ndërsa revania përgatitet natën e vigjiljes së Ditës së Verës. Në tavolinë, nuk mungojnë gatimi tradicional si tava me pestil, tavë kosi, çomlek, vorba me uthull etj. Dhe të gjithë së bashku festojnë ardhjen e pranverës. Dhe sigurisht, nuk mungojnë këngët e vallet elbasanase!

Përsa i përket ritualit të dytë, Mëngjes Vere, portat e shtëpisë hapen shumë herët, simbolika është që të hyjë e mira dhe për t’u larguar e keqja. Më i moshuari merr shtambën dhe e mbush me ujë të ftohtë në çesmën më të afërt dhe këpuste një plis bari dhe e vendoste brënda (simbolika është që gjelbërimi do të shoqërojë stinën e re).

Një ritual tjetër, është dërgimi i më të riut të shtëpisë tek të afërmit dhe kjo quhet ndryshe “kamë” dhe është një zakon shumë domethënës sepse mbërritja për shtëpinë pritëse e një djali është shumë mbarësi për familjen.

Pikniku! E veçanta e kësaj dite që tashmë ishte kthyer në një traditë, ishte dalja e vajzave të reja, pa napë në kokë, për t’u shikuar nga djemtë beqarë. Mjaftonte vetëm një shikim nga djali dhe kjo tregonte pëlqimin e tij ndaj vajzës. Dhe më pas ai dërgonte lajmërim për të kërkuar dorën e saj për martesë. Flasim për shumë dekata përpara dhe kjo më shumë ndodhte në rrethinat e Elbasanit.

Por ka edhe tradita të reja si Festa e Karnavaleve. Në vitin 1998-të, u hap për herën e parë “Panairi i Verës” në Pallatin e Sportit, ku ekspozohen prodhimet e zonës së Elbasanit, botimet artistike të vitit.

Dhe këto festime mbyllen me drekën që organizon Bashkia e qytetit, për të ftuarit që vijnë nga larg.

Elbasani mirëpret të gjithë shqiptarët për të festuar të gjithë sëbashku këtë festë të bukur të Verës!!!

Gëzuar Ditën e Verës!!!